Operim Profesional me CNC- Niveli i Dytë

€600

“Operim Profesional me CNC- Niveli i Dytë” ofron njohuri të avancuara teorike dhe praktike për të gjithë pjesëmarrësit që kanë njohuri bazike për operimin me CNC ose kanë të përfunduar nivelin e parë të trajnimit dhe shërben që ata të zhvillojnë në formë profesionale aftësitë në operimin me makinat CNC dhe operacionet e frezës e tornos.

Modulet që trajtohen gjatë këtij trajnimi janë:

Moduli 1: Hyrje në torno dhe sistemi koordinativ

Pjesëmarrësit do të marrin njohuri të thelluara mbi makinat torno (turning) dhe dallimet mes torno dhe frezës (milling).

Moduli 2: Veglat e torno dhe teknikat e përdorimit

Ky modul përfshin njohjen me veglat specifike për torno dhe përdorimin e tyre.

Moduli 3: Operacionet dhe teknikat e kapjes në torno

Në këtë modul, pjesëmarrësit do të thellojnë njohuritë e tyre mbi operacionet torno dhe teknikat e kapjes së materialeve.

Moduli 4: Ushtrime praktike me torno dhe frezë

Ky modul përmban ushtrime praktike të avancuara dhe përgatitjen për projektin final, sipas skicave dhe leximit të tyre në formë profesionale