Dizajnim 3D për CNC- Niveli i Tretë

€600

“Dizajnim 3D për CNC- Niveli i Tretë” ofron njohuri të avancuara për të gjithë pjesëmarrësit që kanë njohuri bazike për operimin me CNC ose kanë të përfunduar nivelin e parë të trajnimit dhe shërben që ata të zhvillojnë në formë profesionale aftësitë në dizajnimin 3D për makinat CNC.

Modulet që trajtohen gjatë këtij trajnimi janë:

Moduli 1: Hyrje në dizajnimin 3D me Inventor

Pjesëmarrësit do të njihen me programin Inventor dhe funksionet bazike të tij.

Moduli 2: Teknikat e dizajnimit 3D

Në këtë modul, pjesëmarrësit do të mësojnë teknikat e dizajnimit 3D dhe krijimin e pjesëve të thjeshta.

Moduli 3: Avancimi në dizajnimin 3D dhe punimi në CNC

Pjesëmarrësit do të avancojnë në dizajnimin 3D dhe do të aplikojnë njohuritë e tyre në punimin meCNC.

Moduli 4: Dizajnimi i projektit final dhe prezantimi

Përgatitja dhe prezantimin i projektit final